Presion ndaj Exit Poll I IPR Marketing dhe Ora News, pas disa orësh rifillon puna
Ora News denoncon se komisionerë partive politike por dhe përfaqësues të partive politike në disa zona, në Shkodër dhe në Tiranë bënin presion ndaj studentëve dhe personave të angazhuar për të realizuar Exit Poll-in e organizuar nga IPR Marketing dhe Ora News që do të transmetohet në orën 19:00 në Ora News.Situata e cila u vu re gjatë paradites u qetësua rreth orës 12:00 kur grupet e punës janë lejuar normalisht të vijonin punën.Probleme janë hasur në disa zona të Shkodrës. Komisionerë të ndryshëm dhe përfaqësues të parive militantë kanë kërkuar me forcë largimin e përfaqësueve të IPR Marketing. Edhe në tre zona në Tiranë ka pasur probleme të tilla. Tek “Ali Demi” ka pasur një reagim nga komisioneri i PD-së. Ka tre raste me komisionerë të PD- në Tiranë”"Komuna Rrethina në fshatin Bardhaj në QV 27/ 01 është e pamundur të vazhdohet sondazhi pasi personi i IPR është kërcënuar nga militant të PD duke dyshuar se janë të dërguar nga qeveria. Në Katund të Ri të Durrësit është thyer një kuti e Exit Poll" informon një përfaqësuese e grupit të punës së IPR Marketing.IPR Marketing dhe Ora News po kryen një proces të ligjshëm."Në shkollën ”Asllan Rusi” kanë bërë presion për të larguar grupin e punës së Exit Poll larg QV. Për disa minuta është larguar më pas grupi i punës është kthyer sërish pranë QV" informon në orën 12:20 gazetari yne Sonil Frashëri.Ora News bën apel komisionerëve të mos shkelin ligjin duke penguar punën e personave të angazhuar për Exit Poll. Grupet e punës janë të përbërë nga studentë të universitetit publik.Paraditen e sotme edhe Ambasadori Italian ndaloi dhe është kujdesur për stafin e IPR Marketing. Ambasadori italian inkurajoi grupin e Exit Poll të vijojnë qetësisht punën . Inkurajimi nga Ambasadori pasi i pyeti se si është zhvilluar puna e Exit Poll.[caption id="attachment_535612" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Incidenti me grupet e punes se Exit Poll-it[/caption][caption id="attachment_535607" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Incidenti me grupet e punes se Exit Poll-it[/caption] /Oranews.tv/