Bllokohet votimi në Vrakë, PD tërheq komisionerët, debate në qendrën e votimit
Bllokohet proçesi i votimit në Vrakë të Shkodrës. Shkak për këtë sipas kreut të qendrës së votimit 002 të Malësisë së Madhe, është bërë identifikimi i rasteve të votimit familjar.Ky i fundit ka ndërprerë procesin, çfarë ka sjellë edhe reagimin e kandidatit të djathtë për këtë Bashki, Anton Kokaj.Mes tyre ka pasur debate për zhbllokimin e proçesit. Në pamundësi të gjetjes së zgjidhjes, Kokaj ka tërhequr komisionerët e djathtë.Të djathtët pretendojnë se të majtët të ndikuar nga deputeti i zonës po u bëjnë presion votuesve.Kokaj: “Të lutem, ligjërisht shteti shqiptar ka dhënë të drejtën me e hedh votën secili ku do, jo ku ke qejf ti”.Kreu i QV: “A lejohet familjarisht, 10 vetë bashkë? Nuk mund ti lë se më fusin në burg”.Kokaj: “Unë u bëj thirrje komisionerëve të mi të mbyllet qëndra e votimit dhe të mos hapet, sa të jen ky burrë këtu nuk votohet. Ky nuk njeh ligj, nuk njeh rregulla, nuk ka as minimumin e edukatës së diskutimit”.I pranishëm në qëndrën e votimit ishte dhe deputeti socialist Paulin Stërkaj.Për Bashkinë e Malësisë së Madhe garojnë Anton Kokaj APPD, Tonin Marinaj ASHE, Ardian Hysa PSD.[caption id="attachment_535807" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kreu i Qendres se Votimit dhe kandidati i PD Kokaj gjate debatit[/caption][caption id="attachment_535808" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kreu i Qendres se Votimit dhe deputeti socialist Paulin Sterkaj[/caption]