Elbasan, votojnë kandidatët për kryetar bashkie, Sejdini dhe Turku

Elbasan, Kandidati për kryebashkiak i Elbasanit, i PD-së, Ardian Turku, i shoqëruar nga bashkëshortja, nëna dhe e bija, voton në Qendrën e Votimit 2322.Në kopshtin publik nr. 10, në qytetin e Elbasani.Turku: "Është një ditë e rëndësishme. Gjithmonë kam kërkuar që bashkëqytetarët e mi të votojnë masivisht. Qytetarët të votojnë pa undikuar nga presioni. Deri tani, konstatojmë një proces të rregullt. Nuk kam ndonjë mesazh tjetër, por do të doja që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike.Dëshiroj që edhe kundërshtari, për të cilin nuk kam ndonjë mesazh të veçantë, të presë rezultatin që e kanë në dorë zgjedhësit".Ndërkohë, mësohet se ka votuar edhe kandidati i PS-së për kryetar bashkie, Qazim Sejdini.11639265_10205661329526227_223283356_o