Beleri i PBDNJ-së hyn në një qendër votimi, komisionerët e nxjerrin me forcë

Sherr në një qendër votimi të Lukovës me kandidatit të PBDNJ-së për bashkinë e Himarës Fredi Beleri dhe komisionerëve të zgjedhjeve.Kandidati i PBDNJ në Himarë nuk është lejuar të votojë, pasi kishte humbur kartën e identitetit. Për këtë arsye është pezulluar votimi në qendrën 45/91.Fredi Bejleri  u paraqit në qendrën e votimit me një vërtetim nga policia.Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesme të Lukovës.Mësohet se komisionerët nuk kanë lejuar praninë e Belerit në QV, duke e nxjerrë jashtë me forcë.Mes tyre janë shkëmbyer dhe debate të ashpra.Më pas Beleri në një deklaratë të shkurtë tha: "Ky ishte vendimi i KQV . Për mua është një vendim i pranueshëm."[caption id="attachment_535692" align="alignnone" width="640"]incidenti lukove Sherri ne qendren e votimit[/caption][caption id="attachment_535709" align="alignnone" width="640"]incidenti lukove 2 incidenti lukove Sherri ne qendren e votimit[/caption]