Ambasadorët mbikqyrin Vorën, Cannon thirrje për votim, Lu: Mbështesim zgjedhje të lira
Ambasadori amerikan, Donald Lu, ambasadori i Britanisë Nikolas Canon por dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman dhe ambasadorja e Hollandës, Dewi Van Der Weerd, zgjodhën bashkinë e Vorës për të vëzhguar procesin e votimit.Cannon: Entuziazëm, me rëndësi që njerëzit të votojnëNë një prononcim për gazetaren e Ora News, Denisa Pasholli, Nicolas Cannon u shpreh:“Vijmë si vëzhgues, për të kuptuar si po shkojnë zgjedhjet. Duket e qetë, por në Durrës kemi parë një numër shumë të madh votuesish dhe ka pasur entuziazëm për t votuar. Do presim raportin e OSBE/ ODIHR. E rëndësishme është që njerëzit të votojnë”Gjatë vizitës së tij Lu bisedoi me komisionerë dhe votues në procesin e votimitDonald Lu: “Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!"


