Në Kurbin votimi i njëanshëm, PD apel ndërkombëtarëve. Kaso: KQZ ndërhyrje të paligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2015, 14:05
Në Kurbin mund të thuhet se po zhvillohet një votim i njëanshem. Procesi i votimit mbetet problem pasi komisionerët e PD u tërhoqën pas shkarkimit të kreut të KZAZ, pasi PD pretendon se personi i emëruar nga KQZ është militant i PS.Por edhe pas thirrjes për bojkot nga PD.Gazetarja Lindita Çela na informon se pjesëmarrja në votime është shumë e vogël. "Në Laç pjesëmarrja është e vogël, ndërsa në Mamurras kjo pjesëmarrje është thuajse 1 % " informon Lindita Çela rreth orës 13:00
Pritet të mblidhet dega e PD në Kurbin, të djathtët nuk votojnëParaditen e sotme dega e Partisë Demokratike në Kurbin pritet të mblidhet për të dalë me një qëndrim lidhur me anomalitë që ka konstatuar kjo forcë politike deri më tani.
Problematika kryesore sipas Partisë Demokratike është shpërndarja e materialeve zgjedhore.Sipas saj materialet zgjedhore janë shpërndarë pa procesverbale, pas pasur prezencën e asnjë prej përfaqësuesve dhe vëzhguesve të tyre.PD e Kurbinit kundërshton gjithashtu shkarkimin e komisionerëve të djathtë dhe emërimin që është bërë në orët e para nga KQZ të kryetarit të KZAZ Fran Nezha dhe nënkryetares Majlinda Cara.Dhe pse është thënë që këta dy përfaqësues që do të kenë në kontroll të gjithë procesin janë të shoqërisë civile, PD ka deklaruar se Nezha është përfaqësues politik dhe aktivist i PS.
Mblidhet PD e Kurbinit kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve
Partia Demokratike kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për të evidentuar parregullësitë në fletët e votimit.
“Dega e Partise Demokratike ne Laç pas shqyrtimit te situates se procesit te votimit per zgjedhjet vendore, dhe anomalive te konstatuar kerkon ndihmen e nderkombetareve per te investiguar faktin se shperndarja sipas saj e bazes materiale nga KAZA-ja ne komisionet e qendrave te votimit eshte bere pa regjistruar ne protokollin perkates te KAZA-se nr 15 numrat e kodave te sigurise te cilat po regjistrohen sipas PD-se nga punonjesit e e komisionit e KAZA-se nr 15”.
Perfaqesuesi ligjor i PD akuzoi KQZ Partia Demokratike akuzoi KQZ për ndërhyrje abuzive dhe të paligjshëm në KZAZ-në e Kurbinit, ku u shkarkuan në bllok katër anëtarët e opozitës.Sekretari për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, nga KQZ tha se deri në këto momente shkeljet janë të rënda dhe të papreçedenta.“Ky proçes është karakterizuar dhe vazhdon të karakterizohet nga një paligjshmëri e theksuar. Nga një paligjshmëri që ka nisur me ndërhyrjet abuzive dhe të kundraligjshme të KQZ, të cilët në shkelje të detyrimit ligjor në shkelje të përgjegjësisë që u ngarkon kodi zgjedhor kanë ndërhyrë në mënyrë të dhunshme duke dhunuar procesin dhe duke i nxjerrë dhe i bërë të pamundur subjektit tonë zgjedhor të menaxhojë procesin në kushtet që e ka vënë ligji.Komisioni në nivelin e dytë përkatës në Bashkinë Kurbin është KZAZ numër 15 që në bazë të shortit të hedhur nga KQZ, shumicën e kishte me anëtarë të propozuar nga opozita. Kjo deri ditën e djeshme, kur KZAZ ishte duke kryer detyrën në mënyrë të dhunshme dhe duke u bazuar në informacione të njëanshme vendosi shkarkimin në bllok të katër anëtarëve që ishin në mbledhje dhe vendimarrje. Deri atëherë KZAZ kishte marrë mbi 150 vendime dhe mbeteshin dhe 40 vendime për tu marrë. Sipas parashikimeve të kodit pas shkarkimit në bllok të anëtarëve përsëri e drejta i lind opozitës pa përcaktuar kodi zgjedhor ndonjë afat brenda të cilit duhet të kryeheshin këto zëvendësime.Përsëri KQZ në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme përcaktoi afat vetëm një orë dhe kjo në 23:00 të darkës që anëtarët e rinj jo vetëm të emëroheshin por të paraqiteshin në detyrë dhe të kryenin atë detyrë që nuk e kishte kryer gjithë ditën KZAZ. Nje detyre kjo e pamundur dhe e vënë me qëllim nga KQZ për të gjetur një shkak joligjor që ti shkarkonte dhe katër anëtarët sikurse bëri në skadim të afatit absurd prej një ore që u vendos.Kodi zgjedhor në këtë rast është shumë i saktë dhe ka prashikime preçize për procedurën që duhet të ndiqet. Përsëri në këtë rast propozimi i takonte përsëri opozitës”.Sipas Kasos emërimi kryesisht i Fran Nezhës nuk e zgjidh problemin, duke argumentuar se ai është përfaqësues politik i të majtës dhe jo i shoqërisë civile siç pretendon KQZ.“KQZ në mënyrë të njëanshme vendosi në rën 01:00 që të emëronte kryesisht një person gjoja i shoqërisë civile. Emërohet Fran Nezha për të zgjidhur situatën, i cili kemi informacione se ka qenë jo vetëm ish-prefekt i kësaj zone i propozuar nga PS, por ka qenë dhe për 10 vjet drejtues i strukturave të PS së Kurbinit. Sot e kësaj dite është një nga anëtarët e stafit të kandidatit të majtë”.