Incidentet që shoqëruan procesin e votimit gjatë paradites, në të gjithë vendin

Proçesi i votimit është shoqeruar dhe me incidente të shpërndarë në disa qendra të votimit në gjithë vendin.Në Lezhë u godit me tyten e armes Gentian Frrokaj, i aferm i kandidatit te djathte Fran Frrokaj ndërkohë që po denonconte blerjen e votave. Frokaj akuzon të majtën per incidentin.Ndërsa policia nisi menjëherë hetimet.Ndërkohë në Vorë në një prej qendrave të votimit disa banorë nuk u lejuan të votojnë edhe pse e kishin emrin në lista me pretendimin se nuk janë banorë të zonës.Grupi i xhirimit të Ora News nuk u lejua të filmojë nga disa simpatizante te partive politike dhe per kete arsye edhe u kërcënua.Në Bardhaj të Shkodrës u dhunua një prej komisionerëve të PS.Në Kurbin, komisionerët e PD u tërhoqën pas shkarkimit të kreut të KZAZ, pasi PD pretendon se personi i emëruar nga KQZ është militant i PS.Në Kavajë komisionerët e PD nuk lejuan disa qytetarë të votojne, duke i konsideruar ata si votues fiktiv në lista.Në Roskovec pati nderprerje te proçesit pasi të dy kandidatët ishin shënuar ne fleten e votimit si perfaqesues të ASHE, ndërkohë ne Tepelenë kandidatët mbanin të njëjtin nr.në fletën e votimit.Proçesi u pezullua për disa orë.Në Vlorë votimi u bllokua në një qendër pasi komisioneret e PD-së pretenduan se persona të paautorizuar nga PS po merrnin shenim numrin e kartës se votuesve.Në Sarande, deputeti Andrea Marto denoncoi se u kërcenua me jetë nga vellai i kandidatit të PBDNJ në Finiq, Jani Babi.Në Korçë dhe Shkoder eshte nderprere procesi i votimit si shkak i pranise se banerit te nje prej forcave potitike.Edhe ne Devoll eshte vonuar procesi i votimit pasi ka patur probleme me fletët e votimit.