Veliaj: Tirana do gdhihet siç e meriton; Kosova:Të respektohen standardet

Dy prej kandidatëve për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj dhe Halim Hosova kanë votuar paraditen e sotme në qendrat e votimit në njësitë e tyre të banimitVoton Erion Veliaj: Tirana do gdhihet siç e meritonKandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj bëri apel për të votuar të gjithë si aksioneë për të përcaktuar drejtimin e Tiranës. Veliaj dha një falenderim të veçantë jo vetëm për komisionerët por dhe për votuesit e parë.Erion Veliaj: “Votimi shkoj qetë ishte eficent. Dua të falenderoj të gjithë komisionerët, pavarësisht forcave politike.Është javë qytetarie, dua të përshëndes të gjithë ata që votojnë për votë të parë, mirëserdhët si aksioner të Tiranës, thirrje të gjithë qytetarëve është e rëndësishme të votojmë. Çfarë është thënë në këtë fushatë meriton të vlerësohet dhe qytetarët me votë do të japin vendimin e tyre. Edhe ciniku më i madh duhet të kuptojë çdo votë vlen.”I pyetur për shqetësimet e PD-së për presionet të mundshme të votuesve Veliaj u përgjigj: "Nuk jam ministër i Brendshëm, po ka presione të tilla le të denoncohen. Besoj se Tirana do të gdhihet ashtu siç e meritonKosova: S'janë zgjedhje politike por për menaxhimin e qytetitHalim Kosova votoi në një kosultor në njësinë nr 5 dhe ftoj të gjithë qytetarët të votojnë masivisht:Ftoj të respektojnë standardet të ushtrojnë pushtetin e tyre dhe të vënë demokracinë në punë përmes votimit masiv.Gazetari Everest Dedaj: Votoni në një zonë që është thellësisht e majtë?Kosova: Këto nuk janë zgjedhje politike, por për menaxhimin e gjithë qytetit. E dinë qytetarët kush do të jetë më e mira për ta. Nuk më shtyni dot të them deklarata politike. Jam i vendosur ta coj procesin sipas standardeve.Pse u vonuat në rradhë?Unë jam për të respektuar qytetarët jo për privilegjeBojaxhi: Pritshmëritë  shumë të mira dhe të larta            Ndërsa kandidati i pavarur Gjergji Bojaxhi  u mjaftua me këtë koment pas votimit:Bojaxhi: “Meqë sot në shumë vende të botës është Dita e Baballarëve , ju uroj të gjithë baballarëve gëzuar festën. Pritshmëritë  shumë të mira dhe të larta”.5halim kosova 4erion veliaj dhe halim kosova votojneerion veliaj erjon veliaj  voton erjon veliajkosova 2/Oranews.tv/