Analistët në Ora News: Sondazhi nuk influencon në rezultatin përfundimtar

Analistët në studion e Ora News kanë deklaruar se PD nuk duhet të merret me sondazhet, të cilët nuk influencojnë tek votuesit pasi publikohen pas përfundimit të procesit të votimit.Drejtori i RTV Ora News, Ylli Rakipi deklaroi se IPR Marketing nuk voton.Ylli Rakipi: Në fakt nuk ka pse të acarohet asnjëra forcë politikë, këto janë shifra që me përjashtim të Shkodrës nuk shfaqin kandidatin fitues sidomos për Durrësin. IPR Marketing nuk voton në këtë rast.Afrim Krasniqi: Vota e shqiptarëve është në kuti. Palët politike kanë komisionerët dhe numëruesit e tyre dhe kanë shancin të numërojnë votat. Sondazhet janë tendencë. Unë nuk e shoh si shqetësim edhe kur janë mbyllur. Nëse do ishte gjatë procesit lind dyshimi se ka influencimi, por në fund të procesit...unë do mendoja se demokratët do dilnin të bënin deklarata të tjeraBlendi Çeka: Nuk ka asnjë influencë në rezultatin përfundimtar.