Elbasan, nuk ka shabllone votimi për të verbërit

Ardian Hysi, koordinator i qarkut të Elbasanit për shoqatën e të verbërve, denoncon mungesën e shablloneve të votimit për këtë kategori. Mungesa e tyre bën që çdo i verber, patjetër të ketë me vete një person të besueshëm në mënyrë që të votojë.Ardian Hysi, koordinator i qarkut Elbasan për të verbërit: “Sipas informacioneve që kam dhe sipas vëzhgimeve që kemi bërë në disa qendra në Elbasan, por edhe në qarkun e Elbasanit, që do të thotë, Peqin, Cërrik, Librazhd, Prrenjas, Belsh, Gramsh kemi konstatuar që këto shabllone nuk ekzistojnë por, edhe në qendrat ku ka pasur shabllone kemi marrë informacione që kanë qenë të papërshtatshme për të verbërit, çka do të thotë se shabllonet kanë qenë të tilla që e bëjnë të identifikueshme votën e të verbrit”.Në qarkun e Elbasanit janë rreth 1300 të verbër me të drejtë vote. Ndërsa në Pogradec debate  ka patur në disa qendra votimi , pasi  persona të verbër kanë kërkuar të votojnë të shoqëruar, ashtu si edhe disa pjestarë të komunitetit rom që nuk dinë të shkruajnë e lexojnë. por shoqërimi i tyre bie në kundërshim me kodin zgjedhor, prandaj komisionerët kanë kërkuar që këta persona të votojnë të pashoqëruar.