PD kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për Kurbinin

Partia Demokratike kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për të evidentuar parregullësitë në fletët e votimit.“Dega e Partise Demokratike ne Laç pas shqyrtimit te situates se procesit te votimit per zgjedhjet vendore, dhe anomalive te konstatuar kerkon ndihmen e nderkombetareve per te investiguar faktin se shperndarja sipas saj e bazes materiale nga KAZA-ja ne komisionet e qendrave te votimit eshte bere pa regjistruar ne protokollin perkates te KAZA-se nr 15 numrat e kodave te sigurise te cilat po regjistrohen sipas PD-se nga punonjesit e e komisionit e KAZA-se nr 15”.Sekretari i deges së PD në Kurbin, Vladimir Korriku thote per Ora News se ky vendim i i deges partise eshte i domosdoshem, pasi duhet të ndërhyjnë vezhguesit nderkombetar per te verfikuar masakren elektorale qe po behet ne Bashkinë e Kurbinit me te ashtequajtur perfaqesues te shoqerise civile.Sipas Korrikut deri ne keto memente jane shenuar ne rreth 35 kode sigurie me procesverbalin nga sekretari i KAZA-se nr 15, i cili eshte punesonjes i Bashkise, Kurbin.Nderkohe i kontaktuar nga Ora News, kryetari i KAZA-se, Fran Nezha deklaroi se nuk sheh asnje problematik per faktin se eshte simpatizant i Partise Socialiste.Nezha i tha Ora News se ai është përfaqesues i shoqerise civile dhe ka pranuar te drejtojë KAZA-ne per te bere detyren e tij si qytetar qe mos te bllokoje procesin zgjedhore. Sipas tij, deri rreth 11:30 minuta nuk ka asnje problem.Ndersa kryetarja e deges se PS-së ne Kurbin, Pashke Markaj deklaron per Ora News se nuk ka asnje problem te konstatuar.Sipas saj i vetmi shqetesim eshte nisja me vonese e procesit te numerimit, qe tashme thote se po vijon rregullisht.Sipas saj deri ne oren 11:00 ne bashkine Kurbin kane votuar 15% e numrit te votuesve, shifër kjo qe kontestohet nga Partia Demokratike.