Në Vorë prani e shtuar e policisë. Pati debate mes Patozit dhe komisionerëve
Në Vorë në një prej qendrave të votimit disa banorë nuk u lejuan të votojnë edhe pse e kishin emrin në lista me pretendimin se nuk janë banorë të zones, paraditen e sotme.Këtu ka pasur dhe debat mes deputetit të PD-së Astrit Patozi dhe kryetarit të QV. Sipas pretendimit të krytarit janë votues fiktivë dhe kanë ardhur në Vorë vetëm për të votuar.Kryetari i QV-së është përplasur në debat me deputetin demokrat Astrit Patozi dhe i ka kërkuar të largohet nga zona ku mbahet procesi i votimit. Familja që nuk u lejua të votonte u takua me Astrit Patozin. Në këtë moment u kërkua që kamera e Ora News të mos filmonte.Më pas ka shkuar edhe sekretari i përgjithshmë i LSI-së i cili së bashku me Astrit Patozin kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që mes përkrahësve të PD-së dhe LSI-së kanë pasur konflikt verbal.Në mesditë ka pasur një prani të shtuar të policisë pranë kësaj poliklinike për të shmangur cdo incident të mundshëm.Ora 15:33 Luan Rama sqaron incidentin: Emocion militantëshSekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka sqaruar incidentin, duke deklaruar se më tepër ka pasur emocion sesa tension mes palëve. Luan Rama: “Nuk ka pasur tension ka pasur emocion. Për fat të keq është aplifikuar në mënyrë paradoksale nga politika më parë dhe media si zëdhënëse, situata në Vorë. Vora është një qytet model, i qetë pa asnjë problem. Ka pasur disa reagime emocionale jashtë qëndrave të votimit për sa i përket faktit që janë parë duke shkuar për të votuar qytetarë që sipas vëzhguesve apo komisionerëve nuk janë banorë të Vorës. Është problem që ne e kemi ngritur më parë, por që sot nuk ka më vlerë sepse çdo njeri që ka emrin në listë është garantuar të votojë me korrektesë të plotë. Ne i jemi drejtuar KQZ dhe Prokurorisë për këtë çështje dhe për sa kohë nuk ka një zgjidhje shterruese nga ata ne nuk mund të ndërhyjmë, sepse nuk ka tagër askush të ndërhyjë për të ndaluar një qytetar që shkon për të votuar. Është ana morale e atyre që e kanë bërë këtë, por kjo është tjetër gjë, nuk ka më vend për të thenë moral, por çdo gjë po bëhet në zbatim të ligjit.Unë kam ndërhyrë në bashkëpunim të plotë me kolegun Patozi, kandidatin e PD-së Ismaili, kam qëndruar me ta dhe dëgjuar pretendimet e tyre dhe i kam garantuar që asnjë përfaqësues i LSI, PS, apo koalicionit qeverisës nuk do të interferojë për të krijuar probleme. Dhe u kam kërkuar me forcë organeve të zbatimit të ligjit që të zbatojnë ligjin ndaj cilitdo që kërkon të kontaminojë apo provokojë proçesin zgjedhor. Proçeesi është shumë i rëndësishëm dhe gjithë investimi ynë lidhet vetëm në funksion të zbatimit të një proçesi zgjedhor korrekt, të pakontestueshëm dhe të ndershëm. Sot është dita e qytetarëve dhe gjithë infrastruktura zgjedhore duhet të çertifikojë vullnetin e qytetarëve me korrektesë të plotë”.Rama shtoi më tej se do tentohet që të mos ketë shtyrje të votimit përtej afatit ligjor të përcaktuar, që është ora 19:00 e mbrëmjes.
Luan Rama: “Nuk do të lejojmë që nga mbështetësit tanë, votuesit tanë ta shtyjnë votimin pas orës 19:00 sepse jemi të angazhuar të respektojmë orarin që ka përcaktuar ligji. Natyrisht nëse do ketë qytetarë që për arsye objektive nuk do mund të mbërrijnë dot deri në këtë orë, por do jenë të pranishëm pranë qëndrës së votimit, në zbatim të ligjit do vendosë Komisioni i qëndrës së votimit se çfarë do të bëjë me ta për të votuar. Mesazhi që dua të përcjell është ai i bashkëpunimit të palëve për të realizuar procesin me korrektesë. Palë kemi qenë deri para fillimit të votimit, pasi ka filluar votimi jemi palë në kuptimin që secili duhet të presë rezultatin e vet, por jemi në një korsi sa i përket standartit të zgjedhjeve. Kam gjetur edhe bashkëpunimin e PD për të tejkaluar edhe emocionin e ndonjë tifozi që është shfaqur jashtë qëndrave të votimit, nga të dyja palët, e rëndësishme është që ata të mos kenë inkurajim politik. Ne jemi të distancuar nga çdo përpjekje për të provokuar situatën dhe nuk do lejojmë të provokohet proçesi zgjedhor. Është një proçes korrekt dhe shembullor në terësinë e vet”.
/Oranews.tv/