Stramaccioni, përpiqet të fitojë "bastin" për të qëndruar tek zikaltërit deri në 2015

Andrea Stramaccioni ka dy muaj kohë për ti mbushur mendjen Morattit se ai është i aftë të drejtojë skuadrën e Interit. Megjithëse presidenti e di mirë se tekniku ka punuar në një situatë të komplikuar për shkak të blerjeve të gabuara dhe dëmtimeve të lojtarëve.Nga njëra anë ai do të përpiqet të fitojë "bastin" për të qëndruar në pankinën e zikaltërve deri në vitin 2015 sipas kontratës por rezultatet jo të mira në javët e fundit kanë vështirësuar punën për Stramën.Megjithatë Moratti tashmë ka bërë një listë të personave të cilët mund të zëvendësojnë Stramaccionin i cili për të mbajtur kete vend duhet të rendisë skuadrën e tij në tre më të mirat e Seria A. Sipas mediave italiane në këtë listë bëjnë pjesë Mazzarri, Lucescu, Blanc dhe Mihajlovic.