Qipro, BE miraton ndihmën prej 10 miliard eurosh

Ministrat e Financave të Eurozonës bien dakord për ndihmën prej 10 mliardë eurosh për Qipron, për të shpëtuar vendin nga falimentimi financiar.Marrëveshja, e cila u arrit në Bruksel sot në orët e para të mëngjesit, pas bisedimeve mes ministrave dhe përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, përmban një sër detyrimesh. Qipros në këmbim për ndihmen i është kërkuar të reduktojë defiçitin, të tkurrë sektorin bankar dhe të rrisë taksat.Bankat qipriote u ekspozuan maksimalisht ndaj krizës financiare të Greqisë, që ka marrë ndihma madhore nga BE dhe FMN."Eurogrupi arriti një marrëveshje politike me autoritetet qipriote. Asistenca do të jepet për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe të eurozonës në tërësi", ka deklaruar shefi i eurogrupit  Jeroen Dijsselbloem.Shefja e FMN, Christine Lagarde, që mori pjesë në bisedime, deklaroi më herët se: "Fondi nuk dëshiron një ndihmë paraprake, por diçka afatgjatë, që të zgjasë dhe të jetë e qëndrueshme".Marrëveshja përfshin gjithashtu një taksim mbi depozitat bankare me qëllim që të garantojë kontributin e investitorëve në këtë ndihmë, raportojnë mediat ndërkombëtare.Njerëzit me më pak se 100 mijë euro në bankat qipriote do të paguajnë një taksë prej 6.75 për qind, ndërsa ata që kanë  më shumë gjendje në llogarinë e tyre 9.9 për qind, gjë kjo që pritet të rrisë 5.8 miliardë euro të ardhurat shtesë.