Greqi,Sturnaras: Kësti është siguruar por mbeten disa çështje teknike
Qeveria greke po bën një sprint me qëllim që të mos ketë vonesa të mëdha në disbursimin e këtit të muajit mars, me vlerë 2,8 miliardë euro, pasi mosmarrëveshjet kryesore në negociatat me drejtuesit e Trojkës, mbeten të pazgjidhura.Ministri i financave, Janis Sturnaras, deklaroi të mërkurën në mbrëmje duke dalë nga selia e kryeministrisë, se për mendimin e tij kësti është i siguruar dhe se mbeten disa çështje teknike për të cilat do të vazhdojë diskutimi dhe do të konkludohet atëherë kur të kthehet Trojka.Për shkak të ndërprerjes së kontakteve me trojkën, për t'u kthyer në fillim të muajit prill, afatet kohore janë tashmë të kufizuara. Sipas programimit fillestar, më 4 prill, grupi i ekspertëve të Eurozonës, Euro Ëorking Group, do të miratonte disbursimin e 2,8 miliardë eurove.Por kjo do të ndodhte vetëm pasi Athina të përmbushte hartën rrugore për largimin e detyrueshëm të punonjësve të sektorit publik. Por të dhënat që ka paraqitur deri më tani qeveria greke, nuk e përmbushin kërkesën në fjalë. Madje burime të trojkës deklarojnë se këto të dhëna krijojnë shumë pikëpyetje, që kërkojnë më shumë përgjigje.Mosmarrëveshjet midis Athinës dhe Trojkës, sidomos për çështjen e reduktimit të administratës publike, nuk ishte e mundur të sheshoheshin, edhe pas takimit të kryeministrit me drejtusit e Trojkës, që zgjati dy orë e gjysmë, mbrëmjen e të mërkurës.Në fillim të muajit prill, pritej që të miratoheje dhe dhënia e një kësti tjetër, me vlerë 4,2 miliardë euro. Pas zhvillimeve të fundit në Athinë, as ky këst nuk mund të miratohet në datën e caktuar dhe përsëri do të ketë vonesa. Ndërkohë ministria e financave ka vlerësuar se pavarësisht vonesave, nuk do të ketë problem, pasi likuiditetet e disponueshme në buxhetin e shtetit janë 4 miliardë euro, që mjatoinë për të shlyer gjithë detyrimet.Për ndërprerjen e përkohshme të negociatave, pritet që trojka të publikojë një komunikatë të varfër, ku sipas të gjitha gjasave do të bëhet fjalë pët progres në negociatat, megjithë mungesën e rezultateve.