BE ti bëjë presion Prishtinës - Kosova të plotësoj kriteret për të hyrë në NATO

Bashkimi Europian duhet të bëjë presion mbi Prishtinën, nëse do anëtarësimin e Serbisë ka deklaruar Këshilltari i Presidentit të Serbisë  Tomislav Nikolic, Oliver Antic."Presidenti Nikolic e di se cila është linja që nuk mund ta kalojë. BE duhet të bëjë pak presion edhe mbi Prishtinën. Nuk bën që vetëm njëra palë të lëshojë pe në negociata - atëherë ato nuk janë negociata", tha këshilltari Antic.Deklarata e Antic vjen pasi autoritetet e larta të Serbisë gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në Bruksel, ku do të zhvillojen takime me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila njëkohësisht është ndërmjetësuese e bisedimeve Kosovë-Serbi.Ndërsa në një tjetër deklaratë rreth bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë, që vjen nga Gjenerali gjerman Karl-Hainz Lather, theksohet se një  marrëveshje midis dy vendeve do të zgjidhë problemin e veriut të Kosovës. Kosova duhet të plotësojë të njëjtat kritere sikurse vendet të cilat u anëtarësuan së fundi në NATO. Kështu vlerëson Gjenerali gjerman, Karl-Hainz Lather duke shtuar se pasi të jenë plotësuar kriteret bazë, disa çështje teknike mund të rregullohen ndërmjet institucioneve Kosovës dhe NATO-s.I pyetur për çështjen e veriut dhe pozicionin e KFOR-it atje, Lather tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të shpie të zgjidhja e problemeve."Shpresoj shumë që dialogu do të rezultojë në zgjidhjen e problemeve atje duke pasur parasysh që interesi i Kosovës dhe Serbisë është që t'i bashkohen BE-së. NATO në këtë rast s'mund të bëjë asgjë, përveç që të asistojë", tha ai.Gjenerali gjerman, Lather para studentëve të ISPE-së ka folur edhe për organizimin e NATO-së në Afganistan dhe detyrat që do të marr forca veri-atlantike pas përfundimit të misionit atje.