Tadiç tërheq vërejtjen për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2013, 09:59
Ish presidenti i Serbisë,Boris Tadiç ka deklaruar se nuk do të pranonte çfarëdolloj zgjidhje për Kosovën si kusht për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.“Nuk do të pranoja çfarëdo zgjidhje për Kosovën si kusht të marrjes së datës, sepse ekzistojnë kritere për arritjen e këtij qëllimi”, ka thënë Tadiç për televizionin B92.Ai ka shtuar se kryeministri aktual, Ivica Daçiç nuk ka të drejtë kur thotë se qeveritë e viteve të kaluara kanë “gënjyer kur kanë thënë se Kosova është e jona”.Aktualisht Kosova e Serbia po zhvillojnë bisedime në nivel kryeministrash në Bruksel, ndërsa tema kryesore që po diskutohet në takimet e fundit është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.