Bullgari, krijohet qeveria e përkohshme
Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev ka caktuar një kryeministër të përkohshëm, pas dorëheqjes së Boiko Borisov disa javë më parë.Qeveria do të udhëhiqet kështu nga diplomati, Marin Raikov, që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme të caktuara për në 12 Maj. Borisov u dorëhoq muajin e kaluar pas protestave të shumta në vend për faturat e kripura të energjisë elektrike, varfërinë në masë dhe korrupsionin.Presidenti ka pasur probleme të mëdha për të rregulluar situatën, pasi shumë parti kanë refuzuar të formojnë qeverinë. Raikov do të jetë po ashtu edhe ministër i jashtëm.Zv.guvernatori i Bankës Qendrore, Kalin Hristov do të jetë ministër financash. Bullgaria iu bashkua BE-së në vitin 2007, por vazhdon të jetë një nga vendet më të varfëra të bllokut.Prej një muaji mijëra bullgarë kanë dalë në protesta në qytetet e mëdha. Në fillim protestat lidheshin me rritjen e shpejtë të kostove të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Ndërkohë, protestuesit kërkojnë ndryshimin e sistemit dhe rishikimin masiv të gjithë tranzicionit pas rënies së regjimit komunist 1989-1990.