Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Avramopulos: Të ulet flamuri i nacionalizmit
Ministri i jashtëm grek, Dimitris Avramopulos ka deklaruar se ekziston mundësia që Shqipëria dhe Greqia të merren vesh nëse do të ulet flamuri I nacionalizmit.Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, ministri grek është pyetur nëse ekziston dritë në marrëdhëniet me Shqipërinë për të cilën ka theksuar se duhet që vendet të largohen nga e djeshmja dhe ti drejtohen të ardhmes europiane."Që nga momenti që do të ulet flamuri i populizmit dhe i nacionalizmit, fusha është e hapur për t'u marrë vesh. Ky është dhe mesazhi i qartë i Europës. Rajoni ynë ftohet të shkarkohet nga e kaluara e vet ballkanike dhe kjo varet nga vetë ne. Kanë përgjegjësi udhëheqjet që i kthejnë vendet e tyre tek e djeshmja, duke i larguar popujt e tyre nga perspektiva europiane" ka theksuar Avramopulos.Sa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë, Avramopulos vë në dukje se Greqia ka dëshmuar se dëshiron dhe po punon për zgjidhjen. “Shumica e partnerëve tanë e njohin dhe e vlerësojnë këtë qëndrim konstruktiv. Kjo u pasqyrua edhe në vendimin e fundit unanim të BE në dhjetor, ku apelohet për zgjidhjen e çështjes së emrit para fillimit të negociatave anëtarësuese të Maqedonisë” ka theksuar ministri grek.Gjithashtu, Avramopulos theksoi se Ungjilli i Greqisë është e drejta ndërkombëtare duke theksuar se Athina, sa i përket shpalljes së zonave ekskluzive ekonomike vepron në bazë të planit dhe strategjisë së vet, në kuadër dhe të të drejtave sovrane që i jep e drejta ndërkombëtare."Askush nuk duhet të ketë dyshime për vullnetin dhe vendosmërinë tonë për t'i mbrojtur", deklaron Avramopulos, duke dërguar mesazhin se askush nuk duhet të bëjë gabimin që të nënvleftësojë Greqinë.Avramopulos thekson se Ankaraja do të duhet t'i shmanget realizimit të kërkimeve në shefin kontinental grek, dhe nënvizon nevojën për të konkluduar kontaktet eksploruese midis dy vendeve për delimitimin e shelfit që nga lumi Evros deri në ishullin Kastelorizos.