Zbogar reagon ndaj debatit për rastin "Kiçina"

Keqardhjen dhe zhgënjimin e tij për debatin e krijuar në Parlamentin e Kosovës për rastin e ashtuquajytur "Kiçina", ka shrehur Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.Sipas tij, një debat parlamentar për një proçes gjyqësor i cili është shqyrtuar në mënyrë të hollësishme, nga interpretimi evropian i sundimit të ligjit, konsiderohet si ndërhyrje politike në gjyqësor."Unë besoj se janë përdorur të gjitha rrugët ligjore dhe se kjo çështje konsiderohet e mbyllur. Në raste të tilla, Kuvendi duhet të mos angazhohet në asnjë veprim, i cili mund të interpretohej si përpjekje për të ndikuar ose përmbysur ndonjë vendim gjyqësor, si dhe përpjekje për të influencuar perceptimin e gjykatësve për pavarësinë e tyre në raste të tjera në të ardhmen", tha Zbogar.Sipas tij, një debat parlamentar për një proçes gjyqësor i cili është shqyrtuar në mënyrë të hollësishme, nga interpretimi evropian i sundimit të ligjit, konsiderohet si ndërhyrje politike në gjyqësor, madje edhe më tepër, kur Kuvendi shqyrton themelimin e një komisioni "ad-hoc" për rishikimin e kësaj çështjeje, apo e shqyrton mundësinë që t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rihapur rastin.Zbogar ka përsëritur qëndrimet e tija se duhet të ketë dallim të qartë në mes të autoritetit gjyqësor, ekzekutiv dhe atij legjislativ."Ky dallim parashtrohet në Nenin 4 të Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë që parimi i ndarjes së pushteteve është i një rëndësie primare. Prandaj unë jam i zhgënjyer me vetë debatin por edhe më tepër i shqetësuar për çka duket si keqkuptim i parimit fundamental të sundimit të ligjit në cilëndo demokraci funksionale", ka thënë përfaqësuesi i BE-së në Kosovë.