Trojka: Greqia ka shënuar progres
Greqia është në rrugën e duhur, të paktën sipas një vlerësimi të parë të Trojkës ndërkombëtare. Nga Brukseli inspektorët e Bashkimit Europian, Bankës Qëndrore Europiane dhe FMN, nëpërmjet një deklarate theksuan se shteti Helen ka bërë progres por ende mbeten të hapura disa çështje që duhen zgjidhur.Sipas deklaratës dy javët e fundit pjesëtarët e Trojkës diskutuan me autoritetet greke lidhur me vlerësimin e programit ekonomik grek."Është shënuar progres i konsiderueshëm, por disa çështje mbeten të hapur", thekson Trojka në komunikatën e vet, duke shtuar se këto çështje duhet të sqarohen dhe se nevojiten më tepër përpunim teknik.Mos marrëveshjet mes Trojkës dhe qeverisë greke për shkurtimin e vendeve të punës në sektorin publik, nga ana tjetër anë ngritur një tjetër shqetësim ,atë të lëvrimit të këstit të radhës. Por zyrtarë të qeverisë greke thonë se nuk do të ketë problem me këstin e marsit, pasi sipas tyre kushtet që janë vënë nga Trojka për miratimin e këstit, do të përmbushen brenda afateve të kërkuara.Kësti i muajit mars, me vlerë 2,8 miliardë euro do të shqyrtohet në takimin informal të Eurogrupit, në muajin prill. Për miratimin e këstit janë vënë dy kushte: çështja e barnave që faktikisht është përmbushur, dhe çështja e reformës administrative që është në fazën e zgjidhjes.