Serbët bllokojnë EULEX-in dhe Policinë e Kosovës në veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2013, 10:33
Serbët e veriut të Kosovës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm në Rudare automjetet e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës që ishin nisur drejt vendkalimit kufitar në Jarinje, njoftojnë mediat serbe.Sipas tyre, pas një ndalese të shkurtër kolona e automjeteve është kthyer në pjesën jugore të Mitrovicës.Serbët e veriut kanë bllokuar rrugë që të çon në Jarinje duke kundërshtuar vendosjen e kufirit me Serbinë.Ata kundërshtojnë të paguajnë doganën në shtetin e Kosovës të cilin nuk e njohin.