Fyle vizitë në Shkup nga fillimi i prillit

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle pritet që menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni të vizitojë Shkupin.Sipas televizionit maqedonas Alfa, Fyle pritet të mbërrijë më 8 ose 9 prill dhe se pritet një agjendë e ngjeshur e zyrtarit të lartë të BE-së lidhur me zgjedhjet dhe procesin politik në vend.Nga kabineti i Fyles nuk kanë konfirmuar datën e saktë të vizitës, mirëpo edhe nuk kanë përgënjeshtruar lajmin për ardhjen e tij në Shkup.Komisioni Evropian më 16 prill do të publikojë raportin pranveror për Maqedoninë, lidhur me vlerësimin e reformave, dialogut politik, implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, standardeve zgjedhore dhe procesit eurointegrues.