Takimi Nishani-Wollfarth: Një kod etike për fushatën zgjedhore
Gjuha e ashpër e përdorur në fushatat elektorale duket se ka nxitur ambasadorin e OSBE, Eugen Wollfart të kërkojë përgatitjen e një kodi etike për fushatën e zgjedhjeve të 2013-tës.Kërkesën kreu i prezencës së OSBE-së ia parashtroi presidentit Bujar Nishani në takimin që pati në zyrën e tij për më shumë se 30 minuta.Siç njoftohet në faqen zyrtare të Presidencës “takimi u kërkua nga ambasadori Wollfart dhe gjatë bisedës u diskutua rreth përgatitjes së një kodi etike, i cili do t`i shërbente shmangies së një gjuhe të papërshtatshme gjatë zhvillimit të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013”.Ndërkaq Ambasadori Wollfarth e ftoi Presidentin Nishani të marrë pjesë në Ditën e OSBE-së, ftesë të cilën Presidenti i Republikës e priti me kënaqësi.Biseda mes Kryediplomatit dhe Kreut të Shtetit vjen vetëm pak ditë para tryezës së thirrur nga ana e Presidentit Bujar Nishani me partitë parlamentare për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.Takimi me përfaqësuesit e partive politike do të zhvillohet të hënën e ardhshme dhe mendohet se shumë shpejt, Kreu i Shtetit do të dekretojë datën e zgjedhjeve në zbatim të Nenit 9, të Kodit Zgjedhor.