Touchscreen, ndikimi i tij në ndryshimin e funksionit të trurit
Për shumë njerëz, është bërë pjesë e tyre, të shkruash mesazhe, të lundrosh në faqe të ndryshme dhe të kontrollosh emailin në një smartphone.Në fakt mund të jetë aktualisht duke ndryshuar mënyrën se si truri njerëzor dhe gishtat e mëdhenj ndërveprojnë. Kjo është gjetja kryesore e kërkuesve nga Universiteti i Zurichut në Zvicër.Kërkuesit krahasuan aktivitetin kortikal të trurit tek përdoruesit e smartphonëve me ekran me prekje, me atë të njerëzve që përdorin telefona mobile të vjetër me tastiera me butone.Mbi 60 elektroda në skalpet e cdo pacienti regjistruan se si truri proceson prekjen nga gishti i madh, gishti tregues dhe gishti i mesit.Kërkuesit gjetën se individët që përdorin smartphone me ekran me prekje tregonin më shumë aktivitet truri kur gishtat e tyre të mëdhenj dhe majat e gishtave prekeshin se ata te cilët përdorin telefona mobile të vjetër.‘Përdoruesit e smartphonëve kan një tru që proceson prekjen ndryshe nga njerëzit që nuk përdorin smartphone me ekran me prekje’, thotë Dr. Arko Ghosh, i cili drejtoi edhe kërkimin në Universitetin e Zurich.‘Nëse ju gërmoni pak më shumë në të dhënat, ajo qe ju shihni në thelb është se përdorimi më i madh së fundmi që njerëzit kanë akumuluar në smartphonet e tyre reflektohet në mënyrën se truret procesojnë informacionin nga majat e gishtave të tyre,’ shton ai.Sipas kërkuesve, shumë nga diferencat mes një personi dhe tjetrit mund të shpjegohet përmes faktit se sa shumë ata kanë qenë duke përdorur telefonin ditën e kaluar.Gjetjet e plota të studimit u publikuan në Cell Press Journal Current Biology.Kërkuesit e shohin përdorimin e smartphonëve si një mënyre ideale për të eksploruar plasticitetin e përditshëm të trurit njerëzor. Me afërsisht 2 miliard përdorues smartphonesh në të gjithë botën dhe akoma edhe më shumë aktivitete të detajuara në telefon, ata kanë mjaftueshëm të dhëna për të analizuar në mënyrë që të kuptojnë më mirë trurin tonë dhe se sa shumë ai po ndryshon./oranews.tv/