A është e sigurtë dhe e ligjshme të ngasësh makinën me një orë Apple në dorë?

Nëse jeni duke shkuar në shtëpi me makinë pas një dite të gjatë pune, papritur ju vjen një mesazh në Orën tuaj Apple. Ju hidhni vështrimin në kyçin tuaj dhe ajo që shikoni është një postim i dikujt tjetër në Twitter apo Facebook. Dhe ja, momenti 2 sekondësh që hoqët sytë nga rruga ishte humbje kohe. A ja vlente të rrezikoje për kaq gjë?Për momentin nuk ekzistojnë ligjet e ngarjes së makinës veçanërisht adresuar të ashtuquajturave “smartwatch”, sipas Deborah Hersman, presidente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Teknologjia po ecën me ritëm më të shpejtë se ligjet tona,” thotë ajo.Nuk është se tani, mbajtja e orave Apple po përbën një problem madhor sepse janë të pakët ata që e kanë këtë. Por prezantimi i kësaj ore nga kompania Apple këtë verë, do të sjellë një vëmendje të madhe drejt kësaj kategorie tek njerëzit me një parashikim prej 28 milionë shitje në vit.Edhe nëse vendoset ligji kundër orëve inteligjente, kjo do të jetë një sfitë e vërtetë për policinë, thotë Jeffery Levine, polic në Nju Jork i specializuar për rastet e trafikut të qarkullimit rrugor. “Ligji pret që shoferët t’i mbajnë të dyja duart në timon dhe sytë t’i bëjnë katër në rrugë. Nëse përdor një telefon kur nget makinën polici arrin ta dallojë atë. Imagjinoni tani sikur ai të përdorë orën. Polici e ka vështirë ta kuptojë një gjë të tillë”.