Imagina, panairi i teknologjive 3D
Imagina, panairi i teknologjive 3D që zë vend cdo vit në Monako, është tani i përkushtuar tërësisht ndaj përdorimit të teknologjisë me lazer 3D dhe teknologjive të tjera në stomatologji për të treguar se si teknikat e reja mund të ndihmojnë doktorët për të diagnostikuar dhe për të bërë gjithashtu prosteza.Progresi në këtë fushë e bën stomatologjinë një nga disiplinat më inovative në kujdesin shëndetësor. 25 manifakturues nga 7 vende të ndryshme prezantuan zhvillimet më të fundit në eventin e Monakos, i cili u inagurua nga Princi Albert.Një nga teknologjitë e reja lider në këtë sektor janë telat për drejtimin e dhëmbëve. Harrojini ato tela metalikë dhëmbësh që nuk shiheshin dot me sy në fëmijërinë tuaj, pasi telat plastike moderne janë pothuajse të padukshëm dhe rezistent ndaj baktereve.Kompania austriake Amann Girrbach, fitoi cmimin Imagina Dental Aëard të këtij viti për teknologjinë pionere të saj, e cila prodhon prosteza dentare tërësisht në mënyrë automatike dhe rrjedhimisht kursen 60 përqind të kohës në krahasim me procedurën manuale dhe gjithashtu ofron më shumë precizion.Një nga problemet më të mëdha në radiografinë dentare është doza e madhe e rrezeve x ndaj të cilave pacientët ekspozohen.Kompania finlandeze Instrumentarium prezantoi një makineri të re me rreze x të quajtur ‘Teknologjia me dozë të ulet’, e cila i ekspozon pacientet ndaj më pak radiacioni, deri në një të pestën e dozës të prodhuar nga një imazh tradicional panoramik. Për shkak të dozës së ulët, skanimet e ndërmarra me këtë teknologji mund të përdoren në shumë cështje të ndryshme, duke përfshirë edhe trajtimin e fëmijëve, pacientët që po kalojnë kimioterapi ose njerëz vecanërisht të ndjeshëm ndaj rrezeve x.Ndërsa kompania e bazuar në Monako, Euromax prezantoi kamerën e saj të re që skanon në brendësi të gojës së pacientit. E lehtë, ergonomike dhe precize, është e pajisur me 10 kamera të vogla dhe drita LED, të cilat ofrojnë pamje shumë precize 3D. Dhe doktori mundet madje të kontrollojë ekranin, pa e prekur atë, cka ofron një higjenë më të mirë./oranews.tv/