Shtëpia e parë 3D, risi në fushën e ndërtimit
E lokalizuar në brigjet e njërit prej kanaleve të shumtë të Amsterdamit, është një zonë ndërtimi që ka një diferencë. Arkitektët po shpresojnë të ndërtojnë shtëpinë e parë të printuar 3D në Europë, duke përdorur një printer 3D dhjetë herë më të madh se ato të zakonshmit.Struktura është e përbërë nga bio plastikë, e bazuar më së shumti në vaj bimor dhe e përforcuar me mikrofibra, material i cili sipas themeluesve të projektit është pa ndotje dhe eko miqësor.Kjo nuk është thjesht një cështje mbi ndërtimin e një shtëpie, por është më shumë për shikimin drejt të adhmes dhe ofrimit të një vizioni pioner të asaj që një industry e qëndrueshme ndërtimi mund të ofrojë.‘Kjo nuk do të thotë se cdo gjë duhet të jetë sferike, ose e lakuar ose me ndonjë formë të cuditshme, por është e mundur dhe në këtë mënyrë ne jemi duke zbuluar tashmë, një teknikë të murit, duke integruar të gjitha llojet e nevojave, le të themi, sistemet e ujit, izolimin, fuqinë dhe të gjitha këto të bëra në një mënyrë shumë të zgjuar në mënyrë që ne të reduktojmë materialin që na nevojitet dhe në këtë kuptim e bëjmë shtëpinë më të zgjuar’, thotë njëri nga bashkë themeluesit e projektit, Hans Vermeulen nga Dus Architects.Ideja, për shembull, është ta bëjmë të lehtë për të transportuar teknologjinë në vende të ndryshme. Dhe nëse banorët, dëshirojnë të lëvizin, ata mund ta shpërbëjnë shtëpinë dhe ta vendosin përsëri bashkë në një vendndodhje tjetër.‘Industria e ndërtimit është pak conservative për momentin, por dixhitalizimi mund të transformojë tërësisht këtë industry në një të tillë më të zhdërvjellët, ku ju mund të ndani online dhe të përditësoni gjithashtu online lagjen tuaj e madje të ndani idetë e mira me të gjithë botën dhe më pas t’i dërgoni në makineri’, thotë Hans Vermeulen.Montimi i pjesëve të shtëpisë është si të formosh një formuese gjigante. Në pritje për tu përfunduar në vitin 2017, shtëpia e printuar 3D e Amsterdamit është aktualisht e hapur ndaj publikut. Më shumë se një ndërmarrje ndërtimi, ky projekt kërkimor shpreson që t’i ofrojë përfundimisht banorëve të ndryshëm, një mundësi për të ndërtuar vetë shtëpinë e tyre me kosto të ulët për ambjentin, duke përdorur materiale që e kanë origjinën nga zona./oranews.tv/