Veliaj takohet me Majkon, sot i prezantohet strukturave si kandidat për kryebashkiak
Dy ditë pas zgjedhjes si kandidat i mazhorancës për të garuar përballë Halim Kosovës për kryetar bashkie në Tiranë, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me deputetin socialist Pandeli Majko.Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta dhe tema e takimit duke se ka qenë përgatitjet për fushatën, pasi menjëherë pas takimit, Majko dhe Veliaj i janë drejtuar Universitetit të Arteve për t'i bërë prezantimin me strukturat të kandidatit Veliaj.Takimi mes Majkos dhe Erion Veliajt u zhvillua në një prej lokaleve të kryeqytetit.Ndërkohë Pandeli Majko ka qenë një ndër emrat më të përfolur për kryetar në Bashkinë Tiranës. [caption id="attachment_495930" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pandeli Majko me Erion Veliaj duke shkuar per tek Akademia e arteve[/caption][caption id="attachment_495911" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Erjon Veliaj takohet me Pandeli Majkon[/caption]