Australi, arrestohen 5 të rinj, kishin planifikuar sulme terroriste
Policia australiane ka arrestuar pesë të rinj në qytetin e dytë më të madh të vendit, pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist me objektiv forcat policore. Autoritetet njoftuan se arrestimet janë kryer gjatë një operacioni në periferi të Melburnit në orët e para të mëngjesit të së shtunës.Operacioni u krye nga policia e shtetit në bashkëpunim me atë federale, forcat e të cilave ende po kërkojnë të dyshuar të tjerë në jug të vendit. Dy 18-vjeçarë u arrestuan për veprat penale të lidhura me terrorizmin."Dyshohet se dy të rinjtë kishin përgatitur një sulm terrorist në Melburn, i cili kishte si objektiv oficerët e policisë dhe janë arretuar për lidhje me veprimtari terroriste. Një person i tretë, edhe ky 18 vjec është arrestuar për armëmbjetje pa leje, ndërkaq një 18 dhe 19 vjecar ndodhen në paraburgim dhe po hetohen për bashkpëunim me të lartpërmendurit. Të pesë personat do të qëndrojnë në paraburgim teksa hetimet vazhdojnë, deklaron Zëvendës Komisioneri Neil Gaughan.Mediat australiane njoftuan se në operacion janë përfshirë rreth 200 efektivë policie. Australia ka dërguar kohët e fundit qindra ushtarë në Irak për të ndihmuar forcat vendase në luftën kundër shtetit islamik.