ISIS sulmon konsullatën amerikane në Irak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2015, 09:02
Tre persona janë vrarë nga sulmi me bombë që organizoi Shteti Islamik në konsullatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetin Erbil të Irakut.Mediet amerikane raportojnë se asnjë nga personeli amerikan nuk është lënduar nga sulmi.Departamenti i Shtetit në një komunikatë për mediat ka theksuar se vetura bombë ka shpërthyer para hyrjes së fortifikuar të ambasadës amerikane.Regjioni kurd në Irak është një partner i rëndësishëm i koalicionit amerikan në kampanjën për të shkatërruar Shtetin Islamik që po kërcënon të marrë edhe qytetin Erbil.