Basha prezanton Gjergji Meron kandidatin për kryetar bashkie në Korçë

Opozita, turin e protestave e ndali këtë të shtunë në Korçë.Kreu i opozitës Lulzim Basha para mbështetësve të PD e përkufizoi situatën ekonomike dhe sociale si shumë të rëndë dhe kjo sipas tij vetëm falë qeverisjes me skandale zinxhir të të majtës qeverisëse.Lulzim Basha: Autorët e kësaj dare shtrënguese dhe asfiksuese janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Kanë dy vjet që shtypin qëytetarët në vend që të qeverisin.Kryetari i PD nuk e kurseu aspak kryetarin actual të Bashkisë së Korçë I rizgjedhur si kandidat për 21 qershorin nga PS.Lulzim Basha: Ju korcarët e ndershëm dhe shqiptarët anembanë, ju jeni Shqipëria e vërtetë, e gatshme për ti treguar vendin Ramës, Metës, kopjeve dhe Filove të tyre këtu në Korçë dhe kudo.  Bashkia e drejtuar nga ky qyqari që mbeti nënkryetar derisa ta largoni ju me votën tuaj më 21 qershor është kthyer në zyrë të ndarjeve të privilegjeve dhe favoreve të klaneve të Peleshëve dhe kapuranëve.Duke shfrytëzuar praninë e mbështetësve në miting Basha prezantoi edhe kandidatin demokrat për këtë njësi të rëndësishme vendore.Lulzim Basha: Ne vijmë tek ju me birin e kësaj krahinë, me njeriun e suksesit, me Rektorin e Universitetit të Korçës Gjergji Mero.Gjergji Mero: Kjo mbështetje është për mua një detyrim madhor për të përmbushur besimin tuaj për një ndryshim cilësor administrative serioz, racional në dobi të qytetarëve të Korçës.Basha ftoi qytetarët korçarë që të bashkohen me opozitën e të përqafojnë ofertën e re të së djathtës duke e nisur nga zgjedhjet lokale.