Pas rikonstruksionit, çel dyert Ambasada e Shqipërisë në SHBA

Pas shumë debatesh dhe polemikash, përmes një ceremonie të veçantë të organizuar në Washington, Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka çelur dyert e saj, këtë herë krejt e rikostruktuar dhe me një imazh të ri.Selia jonë diplomatike në SHBA ka tashmë një pamje krejt tjetër dhe në përshtatje edhe me arkitekturën vendase, ku nuk mungojnë simbolet tona kombëtare, siç janë flamujt apo edhe një Monument i Gjergj Kastriot Skënderbeut.I pranishëm në ceremoninë e posaçme të inagurimit të ambjenteve të reja, Ministri Ditmir Bushati e vlerësoi këtë godinë të re si shenjë e angazhimit të qeverisë shqiptare në marrwdhëniet me aleatin e saj më të madh.Ditmir Bushati: "Jam shumë i lumtur që takova dhe po shoh shumë miq të mirë këtu. Disa prej tyre janë miq nga Shqipëria që punojnë këtu. Vizita ime këtu është një vizitë bilaterale. Jam shumë i lumtur me atë që është bërë, atë çka stafi juaj ka bërë dhe vazhdon të bëjë. Falenderoj ish-ambasadorin Arvizu por edhe Ambasadorin amerikan në Tiranë, Z.Lu. Pas kaq shumë vitesh arritëm të rikostruktojmë Ambasadën tonë këtu, përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenje e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit tonë ndaj aleatit strategjik".Që nga marrja e detyrës si kreu i diplomacisë shqiptare, Bushati e cilësoi rikonstruksionin e selisë sonë diplomatike në Uashington si prioritet të dikasterit që drejton, kjo pasi SHBA-të konsiderohen si aleat strategjik i Shqipërisë.Kohë më parë, ishte ish-Ambasadori ynë në SHBA, Gilbert Galanxhi, ai që ngriti zërin për kushtet e selisë sonë diplomatike në Washington. Përmes një letre dërguar në atë kohë Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme Gazmend Turdiu, titullari zbuloi se Ambasada ishte pothuajse e falimentuar, aq sa në letrën me nota të forta kritike, thuhej se Ambasada shqiptare përveçse nuk ka para të paguajë pastruese dhe sekretare, është e vetmja Ambasadë në Washington që nuk ka shofer dhe as karburant.