VIDEOLAJM/ Gafa e Kumbaros për Pashkë, uron: "Gëzuar Krishtlindjet"

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka uruar sot Pashkët, por ka bërë një gafë duke i ngatërruar ato me Krishtlindjen. E qeshur dhe e gëzuar ajo ka uruar:“Përshëndetje, Gëzuar Krishtlindjet, është një ditë shumë e bukur sot….”Në krah të saj ka qenë ministri Erion Veliaj, i cili e ka korrigjuar ministren Kumbaro.Më pas Kumbaro ka vijuar urimin e saj për pashkët, duke përcjellë një mesazh të PS për këtë ditë.