Në emër të Allahut, IS shkatërron qytetin antik Nimrudi
Nimrudi, një nga qytetet dëshmi të historisë së pasur irakiane është shkatëruar nga shteti islamik.Video që tregon shkatërrimin e një prej thesareve më të mëdha arkeologjik dhe kulturor jo vetëm në Irak por në të gjithë botën, është postuar në rrjetet sociale.Në materialin filmik, një person i cili thotë se është militant i Shtetit Islamik shprehet:"Zoti na ka nderuar në Shtetin Islam dhe na ka ndihmuar të shkatërrojmë çdo gjë që adhurohet, përveç Zotit. Falënderimi i qoftë Allahut... ne do të shkatërrojmë të gjitha statujat dhe monumentet".Sic shihet qartë, me mjete të ndryshme elektrike dhe jo elektrike, asgjë nuk i shpëton masakrës së Shtetit Islamik, as arti dhe historia.Edhe pse e shkuar, edhe pse nuk flasin, këto statuja dhe vepra arti i kujtojnë militantëve pasurinë e vendit, kohën e artë kur krishtërimi bëshkëjetonte bukur me myslimanizmin, dhe sigurisht kjo është një hije e madhe në luftën e tyre të Kalifatit.Nimrudi, rreth 20 milje në jug të Mosulit, është ndërtuar rreth vitit 1250 para erës së re. Katër shekuj më vonë ai u bë kryeqyteti i perandorisë neo-asiriane, më e fuqishmja në Tokë dhe që shtrihej nga Egjipti, Turqi dhe deri në Iran./Oranews.tv/