Përgatitjet për sezonin turistik, Komuna Shëngjin pastron bregdetin
Rritja e temperaturave po i paraprinë edhe përgatitjeve për sezonin turistik në zonen bregdetare të Shëngjinit. Nddonëse ditë pushimi e gjithë administrata e Komunës së Shëngjinit është angazhuar për të pastruar të gjithë vijen bregdetare nga mbeturinat e shumta, kjo për të krijuar kushtet e nevojshme për vizitoret që kanë nisur të frekuentojnë këtë zone turistike. Kreu i Komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj ka bërë se tashmë administrata e kesaj njesie vendore do të punoje në 7 ditë të javës, kjo me qëllim për të dispunuar një qytet turistik europian për të pritur pushuesit dhe turistet.Kryekomunari Kaçaj ka bër të ditur se 20 Maji do të jetë edhe periudha e hapjes zyrtare të sezonit turistik. Përfundimi i rrugës së kunes dhe puna e jashtezakonshme që do të kryhet nga kjo njesi vendore do ta bëjne Shëngjinin model i sezonit në pasterti, shërbime dhe gjithçka të nevojshme për një vere të kendshme në këtë zone bregdetare.Imazhi që ka krijuar Shëngjini ka sjellë drejt kësaj zone bregdetare vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit, pushues nga Kosova e turiste të shumtë gjatë vitëve te fundit. Këtë vere pritet që numri i turistëve të vijë gjithbje në rritje, kjo falë ndryshimëve rrënjësore që janë bërë në këtë zonëe, ndërsa po bashkpunohet ngushtë edhe me operatorët privat me qëllim që gjithçka të jetë gati dhe me cilësi.