Pashkët, Putin në meshën e Moskës, festa dhe në Ukrainë

Pashkët u festuan në mbarë botën ortodokse.Presidenti rus Vladimir Putin ndoqi meshën e mesnatës në Katedralen Krishti Shpëtimtar në Moskë që u drejtua ngfa patriarku Kirill.Në ceremoninë e shenjtë morën pjesë edhe kryeministri Medvedev si edhe figura të tjera të larta të politikës ruse.Pas meshës, zjarri i shenjtë udhëtoi në rrugët e kryeqyteti rus me fjalët Krishti u ngjall së vdekur.Ngjallja e Krishtit u festua edhe në Ukrainë ku mesha kryesore që u mbajt në katedralen e Kievit u ndoq edhe nga presidentit Proshenko.Besimtarët ukrainas patën një mesazh të veçantë këtë vit duke uruar për paqe në rajonin e trazuar lidnor.Patriarku Filaret gjatë ceremonisë së shenjtë tha se këtë vit Ukraina feston ringjalljen e Krishtit në kushtet e një lufte të pashpallur në Donbass.Por ne besojmë se shumë shpejt Zoti do të sjellë fitoren mbi agresorin sepse e vërteta është nga ana jonë dhe kudo ku ka të vërteta , ka Zot dhe fitore,: tha ai në fjalën e tij. meshat e ringjalljes u mbajt në të gjithë komunitetin ortodoks./Oranews.tv/