Gëzuar Pashkët, në Tiranë mesha në katedralen “Ngjallja e Krishtit”
Ora News uron Gëzuar Pashkët/ Besimtarët ortodoksë në Shqipëri dhe gjithë botën festojnë Pashkët, ditën më të rëndësishme të kalendarit festiv kristian.Në mesnatë në kishat e vendit u organizua mesha e ringjalljes së krishtit, ku krerët ortodoksë apeluan për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.Në Tiranë mesha u mbajt në katedralen "Ngjallja e Krishtit" dhe u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos.Qindra besimtarë mbushën kishën, ndërsa një pjesë e madhe e tyre e ndoqën nga ambjentet e jashtme.Kryepeshkopi Janullatus në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve të pranishëm tha se Krishti mposhti gjithçka që cënoi dinjitenin njerëzor.Të pranishëm në katedrale kishte edhe përfaqësues të lartë të politikës, mes tyre kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule.Pas liturgjisë së shenjtë që kulmoi me fjalët : Krishti u ngjall, besimtarët morën flakën e shenjtë nga katedarlja e cili sipas besimit të krishterë ortodoks ofron mbarësi në familje madje dhe mrekulli.Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen dhe besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë natës së Pashkës.Pas meshës besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezët së pashkëve.Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Jezu Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë festa kryesore e besimit të krishterë. Vezët e kuqe janë emblema e pjellorisë dhe të ciklit të jetës. Tradita e vezëve të kuqe ka origjinë të lashtë dhe është dokumentuar në epokën e Perandorisë romake, kur fshatarët paganë fusnin nën tokë një vezë të lyer me të kuqe për të marrë me të mirë perënditë për bollëk të të korrave. Krishterimi përvetësoi këtë zakon pagan, duke i dhënë atij një vlerë shpirtërore dhe duke identifikuar me bojën e kuqe gjakun e Krishtit.[caption id="attachment_492549" align="alignnone" width="640"]
Kremtohet festa e Pashkëve Ortodokse në Tiranë[/caption][caption id="attachment_492548" align="alignnone" width="640"]
Kremtohet festa e Pashkëve Ortodokse në Tiranë[/caption][caption id="attachment_492547" align="alignnone" width="640"]
Kremtohet festa e Pashkëve Ortodokse në Tiranë[/caption][caption id="attachment_492550" align="alignnone" width="640"]
Kremtohet festa e Pashkëve Ortodokse në Tiranë[/caption][caption id="attachment_492631" align="alignnone" width="640"]
Kremtohet festa e Pashkëve Ortodokse në Tiranë[/caption][caption id="attachment_492630" align="alignnone" width="640"]
Kremtohet festa e Pashkëve Ortodokse në Tiranë[/caption][caption id="attachment_492632" align="alignnone" width="640"]
Kremtohet festa e Pashkëve Ortodokse në Tiranë[/caption] Pashkët, uron Janullatos: Të lartësojmë dinjitetin, që e rrëzon korrupsioni/Oranews.tv/