Zgjedhjet lokale, Aleanca Popullore takim me Shoqërinë Civile
Aleanca Popullore zhvilloi një takim me shoqërinë civile për të diskutuar mbi profilin që duhet të ketë një kryetar bashkie. Ky diskutim vjen në prag të zgjedhjeve lokale dhe pyetja që shtuan prejsëmarrësist është : Një qyteti i duhet një administrator i pavarur nga partitë politike apo kandidatë me profil politik?Në prag të zgjedhjeve lokale, kreu i Aleancës Popullore Artur Dojaka zhvilloi një tryezë diskutimi me Shoqërinë Civile se cila do të ishte alternativa më e mirë për kryeqytetasit; një adminiistrator i pavarur nga partitë politike apo kandidat me profil politik?"Këta administratorë të rinj duhet të jenë jashtë forcave politike, është mjaftueshëm që kë cdo force politike të ketë këshilltarët e saj për të mbështetur këta administratorë. Por pse jo dhe te lista e këshilltarëve të ketë persona pa ngjyrim politik. Partia jonë do jetë shembulli që do të ofrojë lista të pastra"Diskutimi u shoqëruar me kritika nga pjesëmarrësit. Studiuesi Mojkom Zeqo tha se Shoqëria Civile nuk e luan sic duhet shoqërinë e saj dhe më tepër intelktual ka në këtë treyzë se sa në Parlamentin që Zeqo nuk hezitoi ti quante si mediokër që kanë pushtuar politikën."Klasë politike e cila ka degraduar në kohen tonë, është klasa më mediokre qe ka populli. Këtu ku jemi në këtë tyrezë ka personalitete, në Kuvend nuk ka ta dini."Gazetari Bedri Islami, tha se lufta poltike mban peng zhvillimin e qyteteve.Të pranishmit dhanë shembujt nga vende të ndryshme të botës për të ndihmuar në bërjen e një profili të njeriut, që sipas tyre do të ishte alternativa më e mirë për kryetar bashkie.