Kundërshton kandidaturën e Jaçes në Përmet, ikën nga PS deputeti Kosta
Përzgjedhja e kandidatëve për kryebashkiak të PS, po shoqërohet me kundërshti të deputetëve në disa qarqe të vendit.Pasi deputeti Ben Blushi, shprehu hapur rezervat e tij, për rikandidatimin e Qazim Sejdinit në Elbasan, tashmë një tjetër deputet rebelohet për emrin e përzgjedhur nga lidershipi socialist.Deputeti i Gjirokastrës, Vladimir Kosta kundërshton hapur rikandidimin e Gilberto Jaçes, për një mandat të dytë në bashkinë e Përmetit. Ai njoftoi deputetët e PS se kundërshtinë e tij e ka bërë me fakte para Kryeministrit Edi Rama, por shefi i qeverisë, ministri Ahmetaj dhe nënkryetari i grupit parlamentar Tualant Balla vendosën rikandidimin e Jaçes.Ai kujton se personalisht ka denoncuar për hetim të fondeve publike pranë KLSH-së, kreun e bashkisë së Përmetit."Edi Rama as nuk e mori mundimin të më dëgjonte për sa i shpjegova".Për këto arsye, Kosta njofton kolegët e tij se largohet nga PS."Për sa më sipër dhe për sa s'jam dëgjuar deri më sot në këtë parti, me keqrdhje largohem nga PS dhe si deputet i pavaruar", përmbyll Kosta letrën e tij.Burime të Ora Neës konfirmojnë se edhe në mbledhjen e një ditë më parë të strukturave të PS të Gjikostrës ka pasur kundërshti të forta. Në përfundim të tyre, veç Jaçes është vendosur që në Tepelene socialistët të rikandidojnë Tërmet Peçin, ndërsa në Memaliaj, Durim Roshi, i cili ka mbajtur detyrën e kreut të bashkisë në vitet 2003-2007.Që nga nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, deputetët në disa raste kanë shprehur rezerva të forta për riciklimin siç e quajtën ata të krerëve aktual të bashkisë, siç është rasti i Qazim Sejdinit që kërkon mandatin e tretë. Ndërkohë që ka kryetarë bashkie që synojnë mandatin e pestë, si kreu aktual i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.Letra drejtuar kolegeve te PS-se nga Vladimir KostaTe Nderuar Kolege!Kandidatura e Permetit eshte vendosur kunder dashjes time. E kundershtova me fakte para Kryeministrit aktual, por krye kryeministri Ahmetaj bashke me Taulantin dhe te fortet e gazetes dita, vendosen Gilberto Jacen, te cilin une personalisht e kam denoncuar per hetim te fondeve publike prane KLSH .Edi Rama as nuk mori mundimin te me degjonte per sa i shpjegova.Per sa me siper dhe per sa sjam degjuar deri me sot ne kete Parti, me keqardhje largohem nga Partia Socialiste, si Deputet i pavarur.Ju kerkoj ndjese per shqetesimin.[caption id="attachment_492677" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vladimir Kosta, deputeti i cili u largua nga PS dhe doli is i pavarur[/caption]/Oranews.tv/