Shkodër, sfida e përfaqësimit të grave në Këshillat bashkiakë

Përfaqësimi i grave në këshillat bashkiak ishte në fokus të një takimi të organizuar në Shkoder, me përfaqësuese të subjekteve politike që do të jenë pjesë e garës së 21 qershorit, si dhe gra të shoqërisë civile.Me kalimin e ligjit në kuvend ku përfaqësimi do të jetë i barabartë, tashmë u mbetet detyra forcave politike të bëjnë përzgjedhjen e emrave që do të jenë pjesë e listave për zgjedhjet vendore.Ishin vetë gratë dhe vajzat që përmes programit për decentralizim dhe zhvillim lokal financuar nga qeveria zvicerane, kishin mundësi të bënin propozimet e tyre.Të pranishme në këtë takim ishin edhe deputetët Voltana Ademi dhe Mimoza Hafizi që u ndalen tek proçesi zgjedhor.Demokratia Ademi thotë se zgjedhjet janë një sfidë pasi reforma territoriale është një reformë politike dhe PD do futet në zgjedhje për të tejçuar zërin e qytetarëve në mënyrë që të fitojë 5 bashkitë e qarkut Shkodër.Nga ana tjetër edhe socialistia Hafizi shpreh bindjen se me përzgjedhjen e bërë nga mazhoranca do të arrihet fitore e sigurtë në këtë qark.Ademi u ndal edhe tek rëndësia e dekriminalizimit, që elementë me probleme të mos depertojnë në këshillat bashkiak.Për herë të parë pas 21 qershorit, në Shqipëri këshillat e ri bashkiak të 61 njësive vendore do të kenë pjesë të vendimarrjes gjysmën e anëtarëve gra dhe gjysmën burra./Oranews.tv/