Papa përkujton 100 vjetorin e vrasjes masive të armenëve
Papa Françesku ka përkujtuar 100 vjetorin e masakrës së rreth 1.5 milionë armenëve, duke e quajtur genocidin e parë të shekullit të 20’. Kjo deklaratë ka shumë gjasa të ngjallë zemërimin e Turqisë, e cila pranon se shumë të krishterë armenë humbën jetën në luftimet e 1915, por mohon se numri i tyre kaloi qindra mijërat dhe aq më pak të ketë kryer genocid. Papa gjithashtu ka dënuar masakrat brutale të ditëve të sotme , duke thënë se po jetojmë në një genocid të krijuar nga indiferenca."Në shumë raste e kam përcaktuar kohën që po jetojmë si kohë lufte, një luftë e tretë botërore në të cilën jemi dëshmitarë të krimeve dhe brutaliteit, masakrave dhe shkatërrimit. Në shekullin e kaluar njerëzimi ka përjetuar tre tragjedi masive. E para, e cila është konsideruar gjerësisht 'gjenocidi i parë i shekullit të 20, ka goditur popullin armen."Në këtë moment shumë armenë të pranishëm në bazilikën e Shën Pjetrit dëgjuan deklaratën e Papës."Të dashur besimtarë armenë, sot, me zemrën e mbushur me dhimbje, ne kujtojmë 100 vjetorin e asaj ngjarje tragjike që paraardhësit tuaj përjetuan. Është e nevojshme dhe me të vërtetë një detyrë të nderojmë kujtimin e tyre sepse sa herë që zbehet kujtesa, e keqja lejon acarimin e plagëve.”Armenia, disa historianë perëndimorë dhe parlamentet e huaja, e konsiderojnë genocid vrasjen masive të armenëve, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të mos përdoret ky përcaktim, në mënyrë që të mos tensionojnë marrëdhënien delikate me Turqinë.