Kapen hajdutët e "Autostradës" ndalonin makinat, vidhnin pasagjerët
Tre të rinj të moshës 18 dhe 24 vjeç janë arrestuar si autorë të grabitjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të 11 prillit 2015, në autostradën Laç- Fushë Krujë.Sipas policisë Ervis Aliu, 18 vjeç , banues në Shperdhet, Kurbin, Emiklen Vokshi, 24 vjeç , banues në Mamurras, Kurbin, Andri Ndreka, 18 vjeç, banues në Thumanë Krujë janë autorë të vjedhjes me armë të shtetasve Englert Çupa, banues në Tiranë dhe Osman Çupa, banues në Burrel Mat, të cilët udhëtonin me mjetin Volsvagen me targë AA289KS. Grabitja ndodhi rreth orës 03. 40, në aksin Fushë Mamurras Kurbin.Dy të rinjve i janë grabitur dy telefonave celular, 400 Euro, 7000 lek të rinj dhe disa dokumente identifikuese të dy shtetasve. Gjithasthu në vendngjarje është gjetur një gëzhojë fisheku M-56, 7.62 m/m.Gjithashtu këta shtetas "në bashkëpunim me njëri tjetrin të jënë dhe autorë të ngjarjes me datë 05.04.2015, ndodhur në të njëtin vend Fushë Mamurras Kurbin, ku shtetasit Kreshnik Perndoj, banues në Lezhë, i cili drejtonte mjetin BMV me targë AA869AG dhe personave që udhëtonin me të, iu kanë vjedhur më të njëtën mënyrë, katër telefona, një sasi lekesh dhe disa bizhuteri" vijon njoftimi për shtyp i drejtorisë së policisë së qarkut Lezhë i shpërndarë sot në mëngjes.Këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, disa prej telefonave të vjedhur, kurse sendet me vlerë rezulton ti kenë shitur.Vazhdon puna për dokumentimin e aktivitetit kriminal të ketyre shtetasve, pasi dyshohen se mund të jenë autor të një serë ngjarjesh tjera. Materjalet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale "Vjedhja me armë" e kryer në b/punim, nenet 140 e 25 Kodit Penal.Operacioni i arrestimit u kodua "Autostrada" (foto ilustruese)[caption id="attachment_492560" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Aksi rrugor ku është kryer grabitja[/caption][caption id="attachment_492561" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Aksi rrugor ku është kryer grabitja[/caption]