Zgjedhjet vendore, Zef Hila i PD-se prezantohet në Vaun e Dejës

Pas zyrtarizimit nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dega lokale e kësaj force politike në Shkoder prezantoi përpara strukturave kandidatin për kryetar të bashkisë Vau Dejes, Zef Hilën.Ka qënë vetë kryetari i PD-së, Shkoder Ramiz Çobaj që deklaroi se me këtë kandiduturë, PD shkon drejt një fitore të sigurtë ne kete bashki.Kryetari i Grupit të Punës, Gjokë Uldedaj gjate fjalës së tij para strukturave të PD-së në këtë zonë, perveç fitores se padiskutueshme ne zgjedhje, deklaroi se duhet qe kjo vote te jete edhe nje ndeshkim për situatën aktuale që po kalon vendi, si pasoje e kesaj qeverie.Kandidati tashmë i zyrtarizuar në garën në zgjedhjet e 21 Qershorit në Bashkinë Vau Dejës, Zef Hila deklaroi, se kjo është një sfidë e perbashkët që kërkon angazhimin e të gjithëve.Zef Hila, është zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes, 10 prill 2015, nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i ka dhene besimin e plote per te garuar ne keto zgjedhje kandidatit Hila i cili merr pas vetes ne kete gare nje sere arritjesh dhe suksesesh ne drejtimin e Komunës së Bushatit./Oranews.tv/