Kërkoheshin nga Italia për vjedhje e prostitucion, arrestohen në Morinë

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Shërbimet e Policisë Kufitare në pikën doganore të Morinës, arrestuan ndërsa po hynte për në Shqipëri shtetasin kosovar Ferid Toska, 48 vjeç banues në Pejë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga organet e Drejtësisë N.C.B Romë Itali, për veprat penale “Vjedhje me dhunë “ dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.Po në Pikën e kalimit Kufitar Morinë, në hyrje u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Skënder Driza, 45 vjeç banues në Shijak, pasi Gjykata Catanzari/Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 157/05 RMC, datë 02.11.2005, e ka dënuar me 20 vjet burg, për “Shfrytëzim prostitucioni” e “Bashkëpunim në organizatë kriminale”.Interpol Tirana ka njoftuar Interpol Italinë për kryerjen e procedurave të mëtejshme me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.