Itali, arrestohen dy skafistë shqiptarë, po transportonin me gomone 37 klandestinë-FOTO

Itali-Dy skafistë shqiptarë janë arrestuar një ditë më parë në Itali. Gomonia të cilën ata po drejtonin  kaloi gjatë natës nëpër Adriatik për të arritur brigjet e Ciolos në Itali , nuk ia kanë dalë t’i shpëtojnë policisë italiane.Guardia di Finanza arrestoi dy skafistët shqiptazrë, të dy nga Vlora. Sipas mediave italiane ata  një 42 vjeçar me iniciale A.Z dhe një 28 vjeçar me iniciale A.X, të cilët akuzohen për emigrim të klandestinëve.Në gomone ishin  37 klandestinë kurdë dhe sirianë, mes tyre 5 gra e fëmijë. Ata janë transferuar në një qendër pritjeje në Otranto, ku kanë deklaruar se janë sirianë.Vetëm një orë para tyre, 37 emigrantë të tjerë nga Somalia u kapën në portin e Santa Maria di Leuca në Itali.Në këtë rast gomonia kishte arritur të zbarkonte në bregdet, pa u vënë re nga askush.Sipas medias italiane pasi skafistët kanë zbritur klandestinët në errësirë janë rikthyer në det.Helikopteri i policisë të Barit ka nisur monitorimin, teksa gomonia me shpejtësi të plotë i ishte drejtuar ishullit grek të Korfuzit. Dyshohet se gomonet ishin nisur nga brigjet e Greqisë.klandestine 1 klandestine 2 klandestine 3