Tiranë, arrestohet tregtari që shiste kokainë në zonën e bllokut

Arrestohet ne flagrancë nga policia e Tiranës një shpërndarës i lëndëve narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është 41-vjeçari Agim Hoxha, të cilit i janë kapur 3 qese me kokainë me peshë 104.85 gram në brendësi të mjetit tip Golf 4 me targa AA 260 FJ, me të cilin ka qenë duke lëvizur.Pas kontrollit në banesën e Hoxhës, policia ka gjetur, një pistoletë tip TT, dy fishekë, laptopë, 4 tableta, 18 celularë dhe një sasi të madhe parash, të cilat janë sekuestruar  në cilësinë e provës materiale.Paraprakisht dyshohet se Agim Hoxha është i përfshirë në një rrjet trafikantësh doge, të cilët shesin lëndën narkotike në ambientet e ish Bllokut. Agim Hoxha ka qenë I dënuar edhe më parë për "prodhim dhe shitje lëndësh narkotike".