Sarandë, PD ndihmon në planin elektoral kandidatin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2015, 11:47
Departameti i Mjedisit në Partinë Demoratike, është angazhuar për të ndihmuar në hartimin e një plani të detajuar elektoral kandidatin për Bashkinë e Sarandës. Drejtuesi i këtij departamenti Jamarber Malltezi, është ndalur në këtë qytet që sipas tij ka nevoje për politika të kujdesshme për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, në mënyrë që të nixitet një zhvillim i qëndrushëm.Malltezi, tha se qytetit të Sarandës, i duhet një rehabilitim i menjëhershëm urban.Kandidati i Partisë Demokratike do të jetë vizionar, tha Malltezi, por i mbështetur dhe nga departamente qendrore, do t'ia dalë që Sarandën ta kthejë jo vetëm në një pol shum të rëndësishëm ekonomik të vendit, por dhe në një perlë turistike në Mesdhe.