Clinton shpall sot kandidaturën për Presidente e SHBA-së, gara e ethshme por e kundër
Hillary Clinton pritet të shpallë sot zyrtarisht kandidaturën e saj për presidencialet e 2016.Me rivalë të dobët përballë, Clinton shihet si shpresa e demokratëve për të mos lënë Shtëpinë e Bardhë në duart e republikanëve.Megjithëse me sfida të shumta përpara, Clinton kthehet në garën për kreun e shtetit pas shtatë vitesh si favorite.Ajo humbi përballë presidentit Barack Obama në 2008, por pikërisht rivali i saj i madh i brendshëm, sot i jep bekimin, duke u shprehur se Clinton do të ishte një "presidente e shkëlqyer"."Ajo ishte një kandidate e frikshme në 2008 dhe gjithashtu një mbështetëse e madhe e imja në zgjedhjet e përgjithshme. Ishte një Sekretare e shquar e Shtetit dhe ajo është mikesha ime. Mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyer.Sakaq mbështetja për Cliton ka nisur më herët parashikimeve, ku dhjetëra persona u mblodhën në Nju Jork me sloganin Gati për Hillary.Organizata me të njëjtin emër është themeluar dy vjet më parë dhe ka mbi 3,8 milion mbështetës.Por njëkohësisht me mbështjetjen ka ardhur edhe sulmi. Republikanët kanë publikuar një video me titull Stop Hillary.Republikanët kanë një sërë akuzash kundër Clinton, veçanërisht për sulmin në Bengazi dhe çështjen e postës së saj elektronike.
/Oranews.tv/