Kastro lavdëron Obamën, e “zhvesh” nga përgjegjësitë për Kubën
Vetëm pak orë pas një shrëngimi duarsh historik mes Presidentit amerikan Barac Obama dhe homologut të tij Raul Castro, ky i fundit e ka zhveshur totalisht nga përgjegjësitë Obamën lidhur me ngrirjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.Në fjalimin e tij prej 50 minutash në Samitin e Panamas, Castro artikuloi një listë të gjatë ankesash për gjithë Presidentët e SHBA,por Obamën e përjashtoi nga përgjegjësitë per bllokimin qe Amerika i ka bere Kubes për 50 vjet me radhë.“Obama dallon nga Presidentët e fundit amerikanë, e respektoj masën e Obamës drejt pajtimit.Sipas mendimit tim, Presidenti Obama në një njeri i ndershëm.Unë e admiroj atë dhe mendoj se sjellja e tij ka shumë të bëjë me sfondin e tij të përulur”.Ndërkohë Obama deklaroi se "Lufta e Ftohtë ka vijuar për një kohë të gjatë.Unë nuk jam i interesuar për ti vazhduar këto beteja që kanë nisur që para se unë të lindja”.Ndërkaq, Presidenti kubanez, Raul Castro kërkoi heqjen e embargos amerikane kundër vendit të tij dhe një vendim të shpejtë nga ana e Uashingtonit përsa i përket heqjes së Kubës nga lista amerikane e vendeve që mbështesin terrorizmin.Castro theksoi se çështja e embargos së vendosur që prej vitit 1962 duhet të zgjidhet dhe nënvizoi se do të ishte një hap pozitiv një vendim i shpejtë nga SHBA-ja për heqjen e Kubës nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin.Presidenti kubanez, Raul Castro e cilësoi gjithashtu presidentin amerikan, Barack Obama si njeri të ndershëm gjatë samitit historik të Amerikave para se të përqendrohen në afrimin mes dy vendeve pas më shumë se një gjysmë shekulli konflikt.